Gjykatsja nga Strazburgu flet për vendimin për lirim me kusht të sulmuesve të kuvendit.

 

Ish-Gjykatësja e gjykatës për  të drejtat e njeriut në Strasburg, Mirjana Llazarova Trajkovska thotë se mosdënimi është e dëmshme për një shoqëri sa edhe dëinim me vdekje. Mosdënimi në një shoqëri përcjellë mesazh se disa persona të caktuar kanë statut të privilegjuar në krahasim me të tjerët, thekson Trajkovska.

Ajo shtoi se pjesë të fajit bartë edhe prokurori publik i cili ka qenë shumë i butë me akuzat kundër të akuzuarve për dhunën e 27 prillit në Kuvend.

“Gjykata ka mundur që të shqiptojë edhe dënim me burg nga 3 muaj  deri në 3 vjet, apo deri në 5 vite, edhe për këtë vepër penale, ashtu siç është klasifikuar nga prokuroi publik, ndërsa për udhëheqje të turmës, deri në 10 vjet burg. Gjykata vendosi për dënim me kusht për arsye të cilat i dëgjuam por publiku ka mbetur i pa bindur për vendimet e trupit gjykues.”- theksoi Mirjana Llazarova Trajkovska,

Ish gjykatësja e Strazburgut tha se në bazë të praksës së gjykatës për të drejtat e njeriut, dhuna në kuvend duhej të dënohet më ashpër, ndërsa, sipas gjykatëses Trajkovska, kjo dëshmon gjendjen e gjyqsorit dhe nevojat për reforma në gjyqsorë./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu