Gjyqësori i kontrolluar, ja çka premtojnë partitë politike për depolitizimin e tij

Në Progres Raportin për përparim të Maqedonisë në proceset e integrimet evropiane për vitin 2016, një prej vërejtjeve është gjyqësori dhe funksionimi i tij si pushtet i tretë dhe i pavarur. Edhe pse përsëritet nota se Maqedoni ka një shkallë të caktuar të përgatitjes për standardet evropiane në gjykatë – vlerësimi i përgjithshëm është se në gjyqësori ka regres, njofton Portalb.mk.

Gjendja ka shkuar mbrapa prej vitit 2014 dhe arritjet në procesin reformues në dekadën e kaluar diku janë varrosur nga përzierja e vazhdueshme e politikës në gjyqësor. Qeveritë nuk arritën të shfaqin vullnet të duhur politik që të merren me pyetjet të cilat i parashtruan në Reformat urgjente prioritare (i referohet gjykatës). Pengesat me të cilat ballafaqohet Prokuroria e re Speciale Publike treguan se është i nevojshëm menaxhim efektiv që të evitohet mungesa e pavarësisë në gjykata dhe drejtësia selektive.

Një vlerësim i tillë për pushtetin e tretë ka të bëj me Reformave urgjente prioritare, dhe rikujton që të rishikohet Raporti i Pribesë prej të cilit këto reforma dolën dhe për të cilat Gruevski dy herë premtoi se do t’i përmbush. Një prej pesë vërejtjeve në Raportin e Pribesë, ishte pikërisht gjendja e keqe në gjykatë.

BDI premton një sërë reformash, aktivitete dhe projekte, me qëllim avancimin dhe përmirësimin e gjyqësorit

Në platformën parazgjedhore BDI zotohet se do të ndërmerr një sërë reformash, aktivitete dhe projekte, me qëllim avancimin dhe përmirësimin e gjyqësorit në Maqedoni dhe përforcimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha sferat e këtij dikasteri.

“Prioritetet në këtë dikaster mbeten: përfundimi i reformave në gjyqësor, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisja e drejtë dhe krijimi i sistemit efikas për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në vazhdimësi do të ndërmerren aktivitete me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit, rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në sistemin e gjyqësisë, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe rritjen e efikasitetit në prokurorinë publike.

Avancimi i pavarësisë dhe transparencës, rritja dhe përforcimi i kushteve, përforcimi dhe avancimi i gjykatësve, unifikimi i praktikës gjyqësore dhe riorganizimi i kompetencave janë parimet kryesore mbi të cilat do të mbështetet gjyqësori në Maqedoni.

Në kuadër të rritjes së kapaciteteve, në procesin e vendimmarrjes, në institucionet më të larta në gjyqësor, do të iniciohet avancim i votimit të dyfishtë respektivisht votimit me Badinter, në përcaktimin e pozicioneve kyçe” shkruhet në programin e BDI-së.

Rilindje me Besë: Ne do të bëjmë reformim rrënjësor të sistemit gjyqësor

Partia opozitare shqiptare Rilindje me Besë, në programin e saj thotë se prioritet pë rata do të jetë themelimi i njësive speciale gjyqësore për krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e Gjykatave, si dhe emërimi i gjykatësve specialë në krye të këtyre njësive.

“ Ne do të bëjmë reformim rrënjësor të sistemit gjyqësor (votimi i dyfishtë në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësimi horizontal dhe vertikal në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë; vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe themelimi i Gjykatës Speciale, si dhe rishqyrtimi i rasteve të montuara politike)”, thuhet në programin parazgjedhor të Rilindje me Besë.

Aleanca për Shqiptarët: Funksionimi i shtetit ligjor është element kyç për demokratizimit të një shoqërie

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se funksionimi i shtetit ligjor është element kyç për demokratizimit të një shoqërie. Shteti ligjor nënkupton barazi të plotë të shtetasve dhe grupeve etnike para ligjit është mekanizëm i vetëm që garanton shoqëri efikase dhe funksionale.

“Aleanca për Shqiptarët do ti luftojë të gjitha llojet e stereotipeve që paragjiten si rrjedhojë e sundimit arbitrar të së drejtës, në çrast e drejta identifikohet me “diktaturën e Shumicës”. Ky koalicion nuk do të lejojë që e drejta të identifikohet me “diktaturën e shumicës”. Ky koalicion nuk do të lejojë që e drejta të shëndërrohet në pronë të një etnie. tolerancën dhe konsesusin Aleanca do ti vendos në epiqendër të proceseve politikbërëse duke krijuar kushte optimale per sundim të së drejtës dhe funksionim efikas të shtetit ligjor”, thuhet në programin parazgjedhor të Aleancës për Shqiptarët.

VMRO: Do t’i vazhdojmë reformat në gjyqësor

Mbajtja e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit si dhe përforcimi i kualitetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor do të jenë disa prej pikave kryesore në platformën e partisë maqedonase VMRO-DPMNE.

“Ne do të vazhdojmë me tempo të shpejtuar të punojmë në reformat në gjyqësor, polici, mbrojtje dhe segmente të tjera të sistemit të mbrojtjes dhe drejtësisë, me qëllim që të njejtat të arrijnë standardet e evropiane në këto sfera. Fuqishëm qëndrojmë se duhet të sundojë e drejtës dhe liria e gjyqësorit, që është vlerë e përbashkët e Maqedonisë dhe Evropës”, thuhet në platformën e VMRO-së.

LSDM: Ne do të jemi të gjithë të njejtë para ligjit

Në programin e partisë maqedonase opozitare LSDM kërkohet drejtësi për të gjithë.

“Ne garantojmë riformësim rrënjësor në gjyqësor. Gjykimet do t’i bëjnë gjykatësit dhe jo shtabet politike. Menjëherë pas zgjedhjeve do të vazhdojmë mandatin e Prokurorisë Speciale, me qëllim që të zbulohen të gjitha keqpërdorimet lidhur me përgjimet, me ç’rast do të hapim rrugën drejtë një shteti të cilit i funksionin drejtësia. Do të vazhdojmë të krijojmë njësi të specializuar në gjykatë për marrjen e lëndëve ë cilat janë nën përgjegjësi të Prokurorisë Speciale. Ne do të jemi të gjithë të njejtë para ligjit”, thuhet në platformën e LSDM-së


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu