Gjyqtari më i mirë nga Kosova përfundon testet fizike dhe teorike në FIFA dhe UEFA (FOTO)

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, tani ka përfunduar edhe testet mjekësore pranë FIFA-s dhe UEFA-s.

Pas gjykimit të ndeshjes në kampionatin e Maltës, në mes të St Andreës – Floriana që përfundoi me rezultat të bardhë 0-0, tani gjyqtari kosovar mund të gjykoj edhe ndeshje të kombëtareve.

Kjo vjen pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore nga FIFA dhe UEFA të mbajtura në Nyon të Zvicrës nga data 20-25 mars, ku ligjërues ishin njerëz të njohur të kësaj lëmie.

Është vet gjyqtari më i mirë në Kosovë, Nuza, i cili ka njoftuar Telegrafin për këtë arritje të madhe për gjyqtarët e Kosovës.

“Sot përfundova testet fizike teorike në FIFA-UEFA, ku isha në Nyon të Zvicrës nga data 20 deri më 25 mars. Ligjërues ishte David Elleray, njeriu i autorizuar për ndërrimin e rregullave të lojës dhe Kyros Vasarass anëtar i komitetit të gjyqtarëve në UEFA”, ka thënë Nuza.

Pas këtij testi të kaluar me sukses, Nuza pritet të ndaj drejtësinë në kuadër të ndeshjeve të kombëtareve, ku do të jetë gjyqtar kryesor i miqësores Turqi-Moldavi, e cila zhvillohet të hënën me fillim nga ora 18:15.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu