Grekët i hedhin pasaportën aktorit shqiptar: Ma hodhën pasaportën si të ishte letër higjenike (FOTO)

Udhëtimi drejt Greqisë për të shijuar disa ditë pushimi duket se nuk ka shkuar dhe aq mirë për Amos Zaharinë, aktorin e njohur e njëkohësisht e njëkohësisht vëllanë e Elia Zaharisë, aktores dhe bashkëshortes së Princit Leka i Dytë.

Një ngjarje e pakëndshme në kufrin grek ka bërë që Amosi, i biri i aktores Yllka Mujo, të shpërthejë në një status në Facebook, lidhur me diskriminimin që ende u bëhet shqiptarëve nga fqinjët tanë.

‘Sapo kalova kurin e këtyre "evropianeve" grek. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si të ishte letër e përdorur higjienike. Hajde shpenzo para te këta bukshkalë të pafytyrë. Rrofshim ne për shtetin që kemi dhe bravo i qoftë këtij populli grek që i lakmojnë veç prapanicën njëri-tjetrit. Ptu.’-shkroi në Facebook aktori, duke shprehur nervozizmin e tij për ngjarjen që e ka irrituar së tepërmi.