Gruaja e Ardit Gjebreas ‘hyn’ në librin e rekordeve Guinness (FOTO)

Ajo është bashkëshortja e nje prej moderatorëve më të dashur të ekranit shqiptar.
Anila, nëna e dy fëmijëve të Ardit Gjebreas ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së medias. Anila dhe në përdorimin e rrjeteve sociale është krejt ndryshe nga Arditi.

Moderatori i ‘E diela shqiptare’ është një nga njerëzit më popullorë dhe aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë me të gjithë momente nga jeta e tij familjare.

Ndërkohë nëse i hidhni një sy profilit të Anilës në të nuk ka asnjë foto me familjen. Të gjitha postimet e saj janë thënie filozofike për jetën dhe dashurinë e madhe për zotin.

Do të lodheni kot të kërkoni ndonjë foto të Arditit, fëmijëve apo dhe të saj. Ai që mbizotëron në profilin e Anilës është Zoti. Anila ka thyer rrekord me numrin e postimeve kushtuar Zotit. Numërohen plot 1.619 shprehje vetëm për të. /Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu