Gruaja që kërkoi nga profeti Musa a.s ti lutet Zotit t’i jepte asaj fëmijë

Një grua vajti tek profeti Musa a.s dhe i tha:”O i dërguar i Zotit! Lute Zotin të më japë një fëmijë të mbarë e të gëzohem dhe unë si nënë!”

Profeti Musa a.s e luti Zotin që kësaj gruaje ti japë një fëmijë. Zoti i tha se këtë grua e kishte caktuar të jetë sterile, të mos lindë fëmijë.

Musai a.s i ktheu përgjigje kësaj gruaje se Zoti e kishte caktuar që të jetë sterile dhe të mos bëjë fëmijë.
Gruaja u largua dhe u kthye sërish pas një viti. Sërish i kërkoi Musait a.s ti lutet Zotit që ti japë një fëmijë. Zoti sërish ia ktheu se e kishte caktuar që kjo grua të jetë sterile. Musai i tha të njëjtat fjalë dhe gruaja u largua.

Pas një viti, gruaja vjen sërish, por këtë herë ajo mbante në krahë një foshnjë.
I çuditur, Musai a.s e pyeti:”I kujt është ky fëmijë?!”
Gruaja iu përgjigj:”Është fëmija im.”

Musai a.s e pyeti Zotin si ishte e mundur që gruaja të cilën e kishte caktuar të jetë sterile, të lindë fëmijë! Zoti i tha:”Sa herë që i thoje “sterile” ajo thoshte ”Rahim – i Gjithëmëshirshëm”. Kështu, mëshira dhe rahmeti Im prevaloi mbi caktimin Tim.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu