Gruevski: Pranoj arrestimin tim nëse Zaevi heq dorë nga rrënimi i themeleve të shtetit

Lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski në shkrimin e sotëm në rrjetin social Facebook i ofron liderin e LSDM-së Zoran Zaev mbështetje për qeverinë e pakicës vetëm nëse braktis platformën e partive politike shqiptare dhe rrënimin e interesave kombëtare.

Unë po i ofroj një ofertë të qartë Zaevit, në qoftë se me çdo kusht dëshiron të bëhet kryeministër dhe në qoftë se ai anulon zbatimin e agjendës së partive politike shqiptare, do t’i jap mbështetje të plotë për qeverinë e pakicës në një periudhë me të cilën do të dakordohemi dhe do të ketë mbështetje për të gjitha ligjet, përveç atyre që kanë të bejnë me ridefinimin e shtetit, ligje që janë nënçmuese edhe për pakicat etnike tjera në vend. Do të ketë mbështetje për gjithçka vetëm nëse nuk bëhet fjalë për ligje të cilat rrënojnë themelet e shtetit tonë. Ne jemi këtu dhe do të mbështesim edhe më 100 deputetë, vetëm nëse ndalon rrënimin e interesave nacionale dhe shtetërore, është decid në profilin e tij Nikolla Gruevski.

Në qoftë se ai ka dëshirë të madhe për të na maltretuar, ja unë po paraqitem vullnetarisht, le të më maltretojë, le të më burgos, le të më godasë, vetëm mos ta rrënojë shetit, shkruan kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu