Gruevski-Zaevit: Mos hyr në koalicion me asnjë parti shqiptare! Ja si ia kthen ai

VMRO-DPMNE-ja i ka bërë thirrje kreut të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë që të mos hyjë në koalicion me asnjë nga partitë shqiptare, por nga ana tjetër, nga LSDM-ja i përgjigjen se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, VMRO-ja përsëri do të humbë dhe se askush nuk mund ta tolerojë një sjellje të tillë.

“Nëse shkojmë në zgjedhje ata do të humbin ndërsa ne do të kemi edhe disa deputetë më shumë. Pas kësaj Gjorgje Ivanov mund të vendosë që përsëri të mos e japë mandatin. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të fitoje 62 deputet, por me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion?”, thotë Zaev, duke shtuar se VMRO-DPMN-ja e dinë mirë se qytetarët maqedonas dhe bashkësia ndërkombëtare janë në pritje të hapave konkretë.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë ndryshoi pas vizitës së djeshme të Hahn dhe tre euro-deputetëve, Zaev tha se kanë ndryshuar shumë gjëra. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu