‘Grushtet fatale’, boksieri gjerman përfundon në spital pa ndjenja

Boksieri 34-vjeçar gjerman Eduard Gutknecht ka përfunduar në spital pa ndjenja pas duelit të zhvilluar dje në “Wembly Arena” të Londrës ndaj rivalit vendas George Groves. Ky i fundit fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën (119-109, 119-109 dhd 119-110), një sfidë e peshës super të mesme, të cilën e dominoi gjatë gjithë kohës.

Pas duelit, ku pësoi edhe një të çarë në vetull, teksa ndodhej në dhomat e zhveshjes, Gutknecht pati probleme dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Jam shumë i shqetësuar për gjendjen e rivalit. Nuk dua të them asgjë tjetër për të ruajtur privatësinë e Gutknecht, por shpresoj që të mos ketë asnjë shqetësim serioz dhe uroj që të rikthehet sa më shpejt pranë familjes”, ka qenë komenti i boksierit britanik George Groves, pasi mësoi për shqetësimet që kishte rivali i tij gjerman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu