Haradinaj ka disa fjalë për arrestimin e deputetëve të VV-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes sot para Kuvendit.

Ai ka thënë se i vije keq për atë se çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Por, i pari i ekzekutivit ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjeve që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira. Ndërsa qëndrimi Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politikë e jo ligjor. Unë mendoj që deputetet që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë ata nuk kanë bërë asgjë që meriton me u fshehe. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus. Sipas tij, partitë politikë ende nuk ia ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu