Haradinaj pas lirimit: Në këtë përballje me serbët fituan shqiptarët

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas lirimit nga Gjykata e Colmarit në Francë, ka thënë se tashmë është i lirë nga të gjitha akuzat dhe mund të kthehet në Kosovë.

“Procedura sot është mbyllur, është refuzuar kërkesa për ekstradim, do të shkoj ta marrë pasaportën në Strasburg sepse e kam në Polici. Po shpresoj që sot do të kthehem në Kosovë”, ka thënë Haradinaj pas lirimit.

Ai gjithashtu ka shtuar se në këtë “përballje” mes Serbisë dhe Kosovës, fitoi Kosova.

“Kanë kaluar katër muaj kohë, është kohë e çmueshme megjithatë në këtë përballje, shqiptarët kanë fituar. Gjithë e kemi pasur energjinë për punë dhe për të drejtën tonë, nuk besoj që ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, e drejta jonë është e drejta jonë dhe do t’i qëndrojmë besnikë gjithë herë”, ka thënë Haradinaj. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu