Haradinaj tregon të kaluarën e errët të Vuçiqit (VIDEO)

Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë, ishte edhe kryeministër i saj dhe lider i një partie që quhet Progresiste, por s’ka qenë gjithmonë kështu.

Vuçiq i takonte dikur Partisë Radikale të serbëve të themeluar nga Vojislav Sheshel.

Por, përveç përkrahës i Sheshelit, Vuçiq ka qenë përkrahës i madh edhe i të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.

E këtë ia përmendi të shtunën edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gllogjani, ku u kthye pas katër muajsh për shkak të ndalimit të tij në Francë me fletarrest të Serbisë, pohoi se Vuçiq ishte përkrahës i njeriut që projektoi masakrën e Srebrenicës – ku u masakruan më shumë se tetë mijë boshnjakë.

“Unë e mbaj mend këtë Vuçiq-in, ngjitke postera të Mladiqit nëpër rrugët e Beogradit. E Mladiqi është arkitekti i masakrës së Srebrenicës”, tha Haradinaj. /Klan Kosova


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu