Hidhet shorti për Ligën e Kombeve, Shqipëria në një vazo me Greqinë dhe Serbinë

Pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, UEFA ka saktësuar ndarjen e Kombëtareve të ndryshme në Ligat dhe vazot për turneun e ri që është krijuar për përfaqësueset, Ligën e Kombeve.

Ashtu siç parashikohej, Shqipëria ka përfunduar në Ligën C, ku nuk pritet të ketë një rrugëtim të lehtë në këtë turne, i cili zhvillohet në vitet 2018-2019 dhe që mund të garantojë një biletë për Euro 2020, shkruan “Vipsport.al”

Pas humbjeve përballë Spanjës dhe Italisë si dhe renditjes më të fundit të UEFA-s, kuqezinjtë janë në vazon e dytë, përkrah Serbisë, Greqisë dhe Norvegjisë, që do të thotë se nuk ka mundësi që të garojnë kundër tyre në këtë turne.

NDARJA SIPAS VAZOVE NË LIGËN C

Vazo 1

Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni

Vazo 2

Greqi, Serbi, Shqipëri, Norvegji

Vazo 3

Mali i Zi, Izrael, Bullgari, Finlandë

Vazo 4

Qipro, Estoni, Lituani

Në shortin që do të hidhet më 24 janar 2018, nga Liga C do të dalin katër grupe, ku tre janë me nga katër skuadra dhe një me tre. Fituesit e secilit grup do të ndeshen më pas në gjysmëfinalet dhe finalen e turneun për të siguruar biletën për në Euro 2020.

Ndërkaq, të gjitha fitueset e grupeve do të fitojnë të drejtën për t’u ngjitur në Ligën B, ndërsa skuadrat që mbajnë vendin e fundit, do të bien në Ligën D. Renditja në secilën Ligë është shumë e rëndësishme, pasi në bazë të saj, UEFA do të bëjë ndarjet në vazo për shortin e Euro 2020.

Sipas ndarjeve të krijuara, Liga A pritet të jetë shumë konkurruese dhe mund të dhurojë grupe mjaft spektakolare, ndërsa Kosova ka përfunduar në vazon e fundit të Ligës D.

LIGA A (katër grupe me nga tre skuadra)

Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë

Vazo 2: Francë, Angli, Zvicër, Itali

Vazo 3: Poloni, Islandë, Kroaci, Holandë

LIGA B (katër grupe me nga 3 skuadra)

Vazo 1: Austri, Uells, Rusi, Sllovaki

Vazo 2: Suedi, Ukrainë, Irlandë, Bosnjë Hercegovinë

Vazo 3: Irlandë e Veriut, Danimarkë, Republika Çeke, Turqi

LIGA D (katër grupe me nga katër skuadra)

Vazo 1: Azerbajxhan, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji

Vazo 2: Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Luksemburg

Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Lihtenshtejn, Malta

Vazo 4: Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltar


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu