Himni shqiptar këndohet në Serbi, Izmir Smajlaj fiton medalje të artë në Beograd

Izmir Smajlaj fiton medalje të Artë në Beograd.

Atleti shkodran bëri të këndohet himni shqiptar duke ngritur flamurin kuqezi në kryeqytetin e Serbisë pasi doli i pari në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.

Izmajlaj kërceu 7.98 metra duke vendosur dhe rekord të ri kombëtar për Shqipërinë. Rivalët e tij më të fortë në këtë garë ishin rumuni Neagoe dhe greku Galazulas, të cilët u renditën respektivisht më vendet 2 dhe 3 me 7.82 dhe 7.53.

23-vjecari rezultatin e tij më të mirë e regjistroi pikërisht në hedhjen e fundit duke treguar se përvec aftësive teknike është dhe shumë i përgatitur psikologjikisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu