“Hiq këmishën si Putini” në Rusi imitojnë presidentin

Është gara e verës 2017 në Rusi. Nisma për abdominalet presidenciale është nisur në Instagram nga Pavel Durov, themeluesi i netëorking-ut rus, VKontakte dhe të Telegram.

“Hiq këmishën si Vladimiri” ishte sfida e lëshuar nën hashtagun #PutinShirtlessChallenge, në të cilën ftohen rusët të pozojnë me gjoks të ekspozuar, ashtu siç edhe ka bërë numri një i Kremlinit gjatë pushimeve të tij në Tuva.

Dhe në fakt, në rrjetet sociale, janë të pafundë të rinjtë, fëmijët por edhe gratë që i janë përgjigjur sfidës.

Vetëm pak ditë më parë, presidenti rus, i zhveshur deri në brez, sfidoi ujërat e ftohta të një liqeni malor, në kuadër të një udhëtimi tre ditor peshkimi dhe gjuetie në zonat e egra të Siberisë.

Ai është i njohur për pozat e tij prej të forti, që kanë kontribuar edhe ato në rritjen e popullaritetit. /GSh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu