Historia tragjike e një martese shqiptare me shkuesi, nusja përballet LIVE me ish-vjehrrën

Një javë më parë një nënë 67-vjeçare me lot në sy kërkonte që nusja e djalit, Xhulia, të kthehej për të marrë nipin 6 vjeç që e kishte braktisur për t’u larguar me të dashurin 18-vjeçar gjerman.

Sot, vetë Xhulia ishte e pranishme në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, përballë ish-vjehrrës Hëna Zeqo, duke treguar versionin e saj të historisë së martesës dhe ndarjes, edhe pse jo me letra, nga Ernesti. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burg pas kallëzimit në polici nga ana e Xhulias për ushtrim të vazhdueshëm dhune.

“Me Erneston jam njohur në vitin 2010. Kam qenë 15 vjeç. Nuk isha e detyruar nga familjet por ishte një parapëlqim, martesë me shkruesi. Halla ime ma rekomandoi. Ernesti shfaqi disa probleme depresioni, goditi nënën e tij, e kështu vazhdoi. Rastet më të tepërta kanë qenë dhunë e ofendime. Familjarët i thoshin Ernestit ik e puno. Nuk kishim mundësi të mbanim djalin. Ka pasur raste që kemi fjetur veç, biles më ka nxjerrë edhe jashtë ai, duke më futur në një dhomë që nuk ishte as banjë. E izoluar. Tani që unë kam ikur nga kjo familje, Ernesti le të dalë nga burgu e të vazhdojë jetën e tij. Ernesti shfaqi shenja depresioni që natën e martesës. Edhe kur vajtëm në Gjermani u vizitua dhe i dolën 3 qeliza të ngordhura, nga hashashi që kishte konsumuar. I vetmi person që më ka mbrojtur nga familja e tij, ishte kunata e vogël. Askush nuk më kishte thënë që Ernesti përdorte drogë. Ndërsa me familjen time nuk jam shprehur shumë, kam folur vetëm për probleme të vogla. Ai më thoshte: Dil në rrugë e puno për të më ushqyer mua! Unë e lija atë në gjumë, dhe e gjeja në gjumë kur kthehesha nga puna. Vetëm kaq bënte. Flinte, pinte hashash e më rrihte. Niste ndonjë punë, grindej dhe e hiqnin nga puna. Në Gjermani qëndruam afro 2 vjet. Atje kam jetuar me Ernestin, vjehrrin dhe fëmijët e mi. Fillonin po të njëjtat gjëra. Atje, morën masa dhe më larguan nga Ernesti, nuk bëra kallëzim, por i thashë punonjëses së zyrës që të ma largonte. Ngela vetëm bashkë me fëmijët. Atje u ndava nga ai dhe nuk doja të bashkohesha më. I vetmi moment që gjeta ngrohtësi ishte djali që njoha, që ishte 17 vjeç. Ai është babai im i fëmijës së tretë. Nuk jam më me atë, por ai kujdeset për fëmijën e tij. Nuk jam gati për martesë me atë. Ishte një moment që kisha nevojë për dikë. Kur ngela shtatzënë pyesja veten ç’do bëj me këtë fëmijë. I thashë Ernestit që fëmija nuk është i joti, dhe ai më tha ti ke rrugën tënde e zgjidh kë të duash”, – ka rrëfyer Xhulia.

Rikthimi në Shqipëri

“I thashë Ernestit që do rikthehem në Shqipëri por kur të shkojmë atje secili do vazhdojë jetën e vet. Ai këmbënguli që të rrinim bashkë. I dhashë mundësi Ernestit edhe pse mbaja fëmijën e tjetrit. Ernesti filloi duke më sharë në sy të njerëzve gjatë një dasme. Dolëm dhe rrugës më tërhiqte edhe pse isha shtatzënë dhe kisha vajzën në krah. Madje goditi dhe nënën e vet. Të gjithë e panë. Pastaj bëra denoncim. Edhe kunata tha futeni në burg. Policët e panë vetë sepse e thirrën fqinjët. Ai madje kur ishim në Gjermani më ka qëlluar edhe me thikë (ngre bluzën dhe tregon shenjën në bel)”, – ka sqaruar Xhulia.

Akuzat për dhunë dhe prostitucion

“U ndjeva keq për dënimin e Ernestit. 2 vite e 6 muaj burg nuk mund t’i shërojnë plagët e mia. Ai më mirë le të shijojë jetën e tij”, thotë Xhuliana.

Por ish-vjehrra e saj thotë se ajo i ka braktisur edhe më parë fëmijët.

“Të kam gjetur duke pirë kafe në Vlorë me shoqërinë. E braktise djalin, dhe unë mezi e kam rritur”.

“Është një familje që mban dhunë dhe prostitucion në shtëpi. Më nxirrnin jashtë dhe më dhunonin. Mbahen me lekë nga puna e një prostitute”, thotë 22-vjeçarja.

Ndërsa ish-vjehrra ndërhyri duke i thënë “Të të vijë turp se e kam mbesë. Po ty nuk të trembet syri”.

Në emisionin “Me zemër të hapur” ka kontaktuar babai i Xhulias Kastriot Alla, i cili tha se nuk kishin në dijeni për dhunën e ushtruar ndaj 22-vjeçares.

“Para dy ditësh kam komunikuar me vajzën dhe më ka treguar të gjithë historinë e saj. Edhe herën e parë kam thënë që unë di shumë pak. Edhe kur më ka thënë që më nxirrnin të dilja në rrugë që të mbaja familjen jam befasuar. Unë kam qenë disa herë në Vlorë për probleme të tilla. Kemi shkuar edhe në polici për raste dhune. Por duke menduar edhe për prindërit e Ernestit, nuk i jepja shumë të drejtë vajzës time. Por nuk e kam ditur këtë, që i kanë thënë vajzës time dil në rrugë. Thikat i ka përdorur Ernesti, por nuk e dija që i kanë përdorur edhe ndaj vajzës time. Që unë i kam blerë edhe miell edhe bukë. Tani me sa mundësi të kemi do ta ndihmojmë, nuk mund ta lënë vajzën në rrugë të madhe”, tha babai i Xhulianës.

Ndërsa ish-vjehrra e akuzon 22-vjeçaren se i ka futur njerëz për ta kërcënuar.

“Më mori në telefon i dashuri i saj, dhe më tha ti ke degët unë kam rrënjët. Njoftova të gjithë njerëzit që të vinin të më ndihmonin, se mendova se do me vinte të më bënte ndonjë gjë”, thotë Ana, nëna e Ernestit.

Ndonëse ish-vjehrra kërkon që t’i rritë ajo dy fëmijët e djalit të saj Ernestit dhe ish-nuses, por Xhuliana e kundërshton këtë, duke u shprehur se nuk mund të lejojë që fëmijët e saj në një ambient dhune dhe prostitucioni.

Xhuliana i bën apel qeverisë për një strehë dhe për një punë./BW/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu