Hojt Brajan Ji do të jetë zëvendësuesi i Jess Bejlit si ambasador i SHBA-ve në Maqedoni!?

Ndihmës-sekretari shtetëror i Departamentit të Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan Ji do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mëson InfoShqip nga një burim jozyrtar.

Sipas po të njëjtit burim, kjo nuk është hera e parë që ndodhë një zëvendësim i kësaj natyre. Para se të vinte në Maqedoni, rolin e Xhes Bejlit në ambasadën Amerikane në Turqi e pati trashiguar gjithashtu një përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ambasadori i tanishëm amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, me vendim të Senatit ka marrë drejtimin e ambasadës amerikane në Maqedoni nga janari i vitit 2015, ndërsa në janar të viti 2018 mbush 3 vite. Duke marrë parasysh se Xhes Bejli është diplomat me karrierë dhe nuk është politik, mund të presim që në Janar ti mbaroj mandati i tij, meqë zakonisht ambasadorët që janë diplomatë me karrierë mbajnë turne prej nga 3 vjet.

Ndryshe, Hojt Brajan Ji tashmë disa herë ka vizituar Maqedoninë në cilësinë e përfaqësuesit të sekretarit amerikan, dhe hera e fundit ishte një ditë para se Ivanov t’ia jap mandatin Zoran Zaevit, me ç’rast pati takime me gjithë krerët e partive politike dhe liderët e shtetit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu