Horror në park, pit-bulli sulmon egërsisht femijën (FOTO-VIDEO)

Një qen i rracës pit-bull sulmoi papritur një vogëlush tre vjeçar gjatë ditës së djeshme, ndërsa ai ishte duke luajtur në një lagje të Neë Yorkut, duke i lënë shenja të thella në trup, përcjell Albeu.com.

Fatmirësisht fëmija është jashtë rrezikut për jetën, por ky sulm ka rikthyer debatin mbi mbajtjen e kafshëve dhe masave që duhen marrë nga shoqëruesit e tyre, ndërkohë që pamjet janë duke bërë xhiro në rrjetet sociale.

Nga pamjet duket që fëmija ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në një park ndërkohë që qeni i sulet duke e kafshuar në pjesën e kokës dhe fytyrës, gjë e cila i shkaktoi të çara të thella siç shihet edhe në fotot e mësipërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu