HTC gati për t’i zbuluar smartfonët e rinj

Kompania e njohur HTC paralajmëron se do të mbajë një ngjarje të veçantë “For U” të caktuar për 12 janar.

Ajo në këtë ngjarje do të zbulojë serinë e ri me së paku dy telefon të rinj – HTC U Ultra dhe HTC U Play, transmeton Koha.net.

HTC U Play pritet të vijë me ekran 5.2-inç dhe nuk do të ketë protin 3.5 mm për kufje. Ky telefon ka emrin kodues “Alpine”.

Ndërsa HTC U Ultra, me emrin kodues “Ocean”, pritet të vijë me ekran 6-inç dhe po ashtu nuk do të ketë portin 3.5 mm për kufje. Pastaj, në dispozicion do të jetë edhe versioni “Ocean Note” i cili do të duhej të vinte me ekran 5.5 ose 5.7-inç.

Modelet Ocean, po ashtu, pritet të vijnë me ekran të lakuar dhe me kamera të nivelit më të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu