Huliganë maqedonas demoluan dy autobusë dhe rrahën këdo që shihnin, arrestohet njëri prej tyre (VIDEO)

Ministria e Brendshme doli me deklaratë mbi incidentin në autobusin urban në Bit Pazar këtë mbrëmje në Shkup.

“Rreth orës 21 është denoncuar se në bulevardin” Krste P. Misirkov “në ndalesën tek “26 korriku” në autobusin e urban NPT me Nr. 50 nga disa persona u prish qetësia dhe rendi publik, dhe më pas u sulmuan pasagjerët që ishin brenda autobusit”, thuhet në deklaratë, njofton TetovaSot.

“Indicenti ndodhi në katin e sipërm të autobusit ku ndodhi përleshja, e cila më pas vazhdoi edhe në katin e poshtëm të autobusit. Një nga pjesëmarrësit në përleshja kapi timonin e shoferit dhe shkaktoi një aksident, gjegjësisht autobusi goditi një autobus privat me nr. 20 “, thuhet në deklaratën e policisë së Shkupit.

Ministria e Brendshme tha se pasi u hapën dyert e autobusit, huliganët vazhduan rrahjen tek ndalesa, por pas ardhjes së oficerëve të policisë, huliganët ikën në drejtime të ndryshme.

Tre persona u plagosën dhe u transferuan në Qendrën Emergjente me automjete emergjente mjekësore. Deri tani, një person është arrestuar me inicialet R.B.

MPB po ndërmerr masa për pastrimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve në dhunë./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu