Humbin jetën nënë e bijë po kalonin mbi urën e cila shembet nga ujërat e rrëmbyeshëm (VIDEO, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur nëna dhe fëmija e saj bien nga ura që shembet për shkak të përmbysjeve dhe shirave të rrëmbyeshëm, që në Indi ua kanë marrë jetën mbi 150 personave.

Familjet me çdo kusht po tentojnë të iknin nga fshatrat e tyre, që janë përmbysur nga ujërat dhe rrëshqitja e dheut në Indi.

E vetmja urë që ishte shpëtimi i tyre dhe që ishte ndërtuar mbi lumin Kosi, i detyroi banorët të vrapojnë mbi të që të shpëtojnë kokën.

Por, edhe ajo u shemb nga ujërat e rrëmbyeshëm dhe derisa gra, burra e fëmijë po tentonin të kalonin në anën tjetër të saj, një grua së bashku me vajzën e saj e pësojnë keq kur ajo shembet dhe ato bien në ujë.

Si rezultat i kësaj, nëna me të bijën kanë humbur jetën, derisa një burrë që ishte prapa tyre por që edhe ai u rrëzua është shpëtuar nga bashkëfshatarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu