Hyri me veturë në aeroport duke ikur nga Policia, shkaktoi mbi 100 mijë euro dëme (VIDEO)

Një burrë i paemëruar, që ishte në gjendje të rëndë shkaku i konsumit të drogës, ka hyrë në terminalin e aeroportit në Kazan të Rusisë, teksa po përpiqej të ikte nga Policia.

Këta të fundit e kishin ndaluar për një kontroll rutinë, por shoferi nuk është bindur dhe ka vazhduar rrugën, duke thyer dyer dhe gjëra tjera që i kanë dalë përpara, transmeton Telegrafi.

Ai ka vozitur nëpër pjesë të ndryshme të aeroportit, disa prej të cilave të mbushura me udhëtarë që prisnin të fluturonin, por për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Policët dhe rojat e sigurisë e ndiqnin pas, por ai vazhdonte të lëvizte duke shkaktuar dëme që kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove, derisa është larguar në drejtim të panjohur.

Mirëpo, më vonë është bërë e ditur se i dyshuari është ndaluar dhe do të qëndroj nën arrest për 15 ditë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu