Hyrja në ahengun e ditëlindjes nuk shkoi si duhet, u ngatërrua në fustan dhe ra shkallëve (VIDEO)

Sofia Codaro nga Argjentina, ishte së bashku me të atin, duke zbritur shkallëve të restorantit ku po e festonte ditëlindjen.

Por, 15-vjeçarja është ngatërruar në fustanin e gjatë dhe është rrëzuar para gjithë të pranishmëve.

“Nëse nuk ndjeheni mirë, mbani në mend që unë jam rrëzuar duke hyrë në ditëlindjen time”, ka shkruar Codaro lidhur me rastin që e ka hedhur në internet.

Meqenëse nuk ka pësuar ndonjë lëndim, pos një skuqje të lehtë nga turpi, adoleshentja ka vazhduar festën duke u kënaqur me të pranishmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu