Ia bëjnë babanë të vdekur, tmerrohet këngëtarja shqiptare: Është gjallë, turp! (FOTO)

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri është tmerruar ditën e sotme teksa në mediat maqedonase ka qarkulluar lajmi se babai i saj ka vdekur.

Lajmi i pavërtetë ka përhapur panik te familja dhe të afërmit e saj dhe kjo ka bërë që këngëtarja të reagojë në një postim në rrjetet sociale.

Përmes Instagramit të saj, ajo sqaron se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe se babai i saj është shëndoshë e mirë.

Ja çfarë shkruan Adelina:

Tmerr!!! Babai im është gjallë shëndosh e mirë!! Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thasethem po është në pyetje vdekja për babain tim. Turp dhe tmerr për mosinformacionin dhe painformimin tuaj”.

Menjëherë pas kësaj, ajo ka postuar dhe një foto krah babait ku shkruan se ai është shëndoshë e mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu