Intervistë me aktorin Sefedin Shabanin, Teatri Shqiptar i Kumanovës shfaq premierën e ” Një Shtrat plot me të huaj”

Teatri Shqiptar i Kumanovës sonte në ora 19 në teatrin e Kumanovës ka pemierën e shfaqjes “Një shtrat plotë me të huaj” të autorit anglez Dave Freeman. Repriza e shfaqjes do të jetë nesër në po të njejtën orar, ndërsa shfaqja është realizuar me regjinë e Esat Brajshorit dhe asistentin e tij, Ibrahim Dearin. Në të luajnë: Sefedin Shabani, Aurita Agushi, Musa Isufi, Anisa IsmailiMendim Murtezi, Qendresa Loki dhe Mirsad Abazi. Aktori nga Kumanova Sefedin Shabani në një intervistë për InfoShqip tha se teatri shqiptar në Maqedoni është në gjendje të mjerueshme, ndërsa shton se nuk gjenjë përkrahje nga institucionet.

Në vazhdim e keni intervistën e plotë:

 

1.Fillimisht a mund të na thoni disa fjalë për situatën e përgjithshme të teatrit shqiptarë në Maqedoni, sa punohet dhe sa ka interes për të? Sa gjen teatri mbështetje nga institucionet shtetrore?

  • Sefedin Shabani: “Teatri në Maqedoni është në gjendje të mjerueshme gati infuzive, asnjë teatër shqiptar nuk është në gjendje funskionale por punojmë në mënyrë të improvizuar dhe të kushtëzuar në aspektet kohore dhe materiale.”

2. Ju jeni aktiv në mënyrë të vazheueshme, sot keni një shfaqje, a mund të na thoni për çka konretisht bëhet fjalë, na thoni disa fjalë rreth shfaqjes? Çka duhet të presin shikuesit?

  • -Sefedin Shabani: “Në vazhdimësi punojmë zanatin tonë por suksesi mbetet disi vetëm nëpër qytete ku veprojmë ngase mungojnë organzimet për t’u prezentuar nëpër vendet tjera, na duhet më shumë mbështetje institucionale sepse puna e aktorit është shumë e nënvlerësuar. Shfaqja e sotme është një farse, keqkuptim i situatave të rëndomta do thoja ku njerëzit bëjnë të pamundurën të shfajësohen nga problemet që i ngatërrojnë. Teatri është vend ku shikuesi në një moment apo tjetër e gjenë veten me personazhin ne skenë, e gjithë ngjarja është komedi dhe shpresojmë të komunikojmë me publikun.”

3. Si shkojnë punët në teatrin tuaj, sa jeni të kënaqur me punën që bëni dhe me interesin e shikuesve? Qka do ti pret adhuruesit e teatrit në vazhdim, cilët janë projektet e juaja për të ardhmen e shkurt?

  • Sefedin Shabani: “Teatri i Kumanovës ka qenë dhe është në interes të qytetarëve, njëra pa tjetrën nuk janë funksionale, gjithmonë kemi pasur përkrahjen e publikut ku jemi munduar në menyrë profesionale t’i bëjmë detyrat tona. Sonte kemi premierë dhe nesër reprizë kemi shumë plane tjera, me të cilat do të vazhdojmë pas pushimeve verore sepse tani është vapë e madhe.”/InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu