iPhone i ri do të ketë ekran më të madh dhe më shumë bateri

Përderisa iPhone 8 nuk do të lansohet deri në shtator, kjo javë është përcjellë me thashetheme të ndryshme rreth pajisjes së ardhshme.
Sipas raporteve online Apple do të lansojë tri pajisje të reja – dy versione të reja të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe një pajisje të re që do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë.

Sipas analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, iPhone i ardhshëm do të ketë një ekran 5.8 inç OLED, transmeton Gazeta Express.

Në mënyrë që Apple ta krijojë këtë ekran, kompania do të eliminojë bezelin përreth ekranit kështu që pajisja të fitojë një ekran gjigant.

Sipas MacRumors, kështu do të duket:

Siç mund ta shihni, Apple do të mbajë pak hapësirë në fund për butonat virtual. Sipas Ming-Chi Kuo, Apple ka gjetur një mënyrë për të futur më shumë bateri në pajisje.

E kjo do të bëhet përmes pllakëzës PCB, që do t’i bashkëngjisë të gjithë tranzistorët mbi njëri-tjetrin. Kjo do të mundësojë më shumë hapësirë për baterinë dhe në fund iPhone do të mund të përmbajë edhe veçorinë e mbushjes përmes wireless-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu