Iraku vendos të fusë ushtrinë në zonat kurde, gati edhe Turqia

Parlamenti i Irakut ka vendosur që të dërgojë forca ushtarake në pjesën veriore të vendit me qëllim ndalimin e referendumit për pavarësi të kurdëve të Irakut të Veriut që po zhvillohet sot.

Ky vendim ka tensionuar mjaft situatën në zonë pasi autoritetet lokale të Irakut të Veriut kanë bllokuar të gjitha rrugët që të dërgojën për në qytetet më të mëdha kurde të zonës si Erbili apo Kirkuku, shkruan Albeu.com.

Ky veprim i qeverisë së Bagdatit për të dërguar trupa ushtarake në veri vjen në të njëjtën kohë kur Turqia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake me qëllim pezullimin e referendumit.

“Ne do të mbyllim kalimet si edhe naftsjellësit. Të shohim se ku do t’a shesin tani naftën e tyre”, -tha Erdogan pak minuta më parë në media, ndërsa ministri i Jashtëm i Turqisë kërcënoi se do të fusin ushtrinë nëse preken turqit etnik në territoret e Irakut të Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu