Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja si ishte përgatitur vrasja e Rugovës në Prizren

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka zbuluar detaje të pa publikuara më parë lidhur me atentatet e kësaj organizate ndaj ish-presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Miftari, në një postim në Facebook, ka shkruar se nga paniku i presidentit të tanishëm të vendit Hashim Thaçi nga popullaritetii i ish-presidentit Rugova, ishin dërguar disa herë agjentë për të sulmuar në mitingjet e tij, përcjell Bota sot.

Madje, sipas Naim Miftarit, në Prizren ishte organizuar një atentat ndaj Rugovës, por atentatori kishte refuzuar të gjuante me armë në të në momentin e fundit.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Më poshtë postimi i plotë i Miftarit:

Nga friga dhe paniku që kishte rrokur Hashim Thaqin.. nga popullaritetit masiv i pas luftes të kryatarit të Ibrahim Rugova
pas luftes 2000-2004 disa her ishin derguar agjent nga SHIK _u nga Prishtina te lidhur me agjentat vendas në qytete të Kosoves,që gjat mitingjev masive që i bante prezenca i Ibrahim Rugoves që ta prishnin mitingun masovik duke shkaktuar incidente kishte rast në Mitrovic ishte sulmuar Ibrahim Rugova dhe eskorta e tij me patate ose vez,kapas rast kur në mas jan lëshuar disa her bamba shkollore për të ber panik,kapt rast kur edhe jan përgadit serizisht edhe atentat kunder Rugoves në Prizeren por gjaujtsi (atentatori) ka refuzuar të shtinte me arm në Rugoven në momentin e fundit./BS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu