Ish-këshilltari i Vuçiqit bëhet këshilltari më i paguar i Zaevit, ja rroga e tij

Zoran Bashanoviq, ish-këshilltari i Aleksandar Vuçiq, kur ishte kryeministër i Serbisë tanimë ka angazhim të ri në kabinetin qeverisës të Zoran Zaevit.

Menaxheri i estradës serbe Bashanoviq me këtë angazhim të ri në Maqedoni do të paguhet për 25 mijë euro në vit. VMRO-DPMNE përmes Dimçe Arsovski ka akuzuar se përse nga qytetarët e Maqedonisë do të paguhet ky menaxher i estradës serbe, që vlen sa një këngëtare maqedonase.

“Me rrogën e tij prej 25 mijë euro në vit mund të paguhen 60 stipendione për studentët më të mirë ose do të ndihmoshin me nga 500 euro disa familje sociale”, ka theksuar VMRO-DPMNE në një konferencë me gazetarët. Bashanoviq është vlerësuar si kleptoman dhe grabitës i batanijeve në Florida të SHBA-ve. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu