Ish-kreu i Akademisë: Gjykatësit e Kushtetueses duhet të shkojnë në burg, nëse i’a vazhdojnë mandatin kryetarëve të komunave

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca dhe nuk mund të vendosë për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave, këtë gjë mund ta bëj Kuvendi”, deklaroi akademiku Vllado Kambovski, në lidhje me iniciativat e dorëzuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Vetëqeverisjes Lokale, ku kërkohet të fshihen anëtarët nga Ligji për qeverisje lokale të cilët e kufizojnë mandatin e kryetarëve të komunave për katër vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata gjykatës të cilët do të votojnë për fshirjen e dy neneve nga Ligji për qeverisje lokale, të cilët thonë se mandati i kryetarëve të komunave zgjatë katër vite, bëjnë vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Në Kodin Penal të Maqedonisë për këtë vepër është paraparë dënim me burg”, deklaroi Vllado Kambovski.

Iniciativat edhe zyrtarisht janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, por Gjykata akoma nuk ka vendosur kur ata do të rishikohen me procedura të rregullta. Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 9 maj, por sipas agjendës së publikuar nuk do të diskutohet për këto iniciativa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu