Ballina Lajme Botë ISIS ka humbur 50 mijë luftëtarë në dy vite

ISIS ka humbur 50 mijë luftëtarë në dy vite

ë paktën 50 mijë militantë të Shtetit Islamik janë vrarë gjatë dy viteve nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shifër u bë publike nga një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, i cili tha ndër të tjera se ISIS mund të zëvendësojë ushtarët e vrarë shumë shpejt.

Zyrtari tha të enjten se sulmet ajrore të koalicionit do të mund të intesifikohen në vendet si Mosuli. Shtetet e Bashkuara shpesh kanë refuzuar të japin shifra për personat e vrarë nga radhët e ISIS, transmeton Oranews.

ISIS ka humbur shumë terren pasi që ka arritur valën e lartë të zgjerimit të saj në vitin 2014, dhe tani është nën zjarrin e forcave ruse, turke, Iraku, Siria dhe kurdët, si dhe fuqisë ajrore amerikane dhe britanike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu