Iu dogj 95% e lëkurës, i shpëton jetën vëllau i tij binjak, ia huazon lëkurën e tij

Një burrë që pothuajse vdiq pas vuajtjes së djegies në 95 për qind të trupit të tij tani po shërohet falë një huazimi tw lwkurws nga vëllai i tij binjak, thonë mjekët francezë.

Francezi 33-vjeç, i prezntuar vetëm si Frank, kishte një aksident në punë në shtator tw vitit tw kaluar.

Ai mbërriti në spital në një gjendje kritike me djegie të thella dhe brenda një jave mori pjeswn e parë të lëkurës nga binjaku i tij.

Pasi qw ata janë gjenetikisht identik, lëkura donatore nuk u refuzua.

Ky nuk është transplantimi i parë i dyfishtë i lëkurës, por është i pari që mbulon një zonë kaq të madhe, tha  Maurice Mimoun, kirurg nw spitalin Saint-Luis nw Paris, ku wshtw kryer procedura.

Franck iu nënshtrua rreth 10 operacioneve, gjatë katër muaj e gjysmë që ai ishte në spital dhe më pas ishte në gjendje të lirohej në një qendër rehabilitimi.

Lëkura e tij djegur është hequr dhe ai mori shtresa tw holla të lëkurës nga koka e vëllait tw tij Erik, prapa dhe kofshët, të cilat janë shtrirë “si stockings rrjetë peshkimi”, kirurgu i tha gazetës Le Monde.

Normalisht, transplantet e lëkurës ndodhin duke përdorur lëkurën e një donatori të vdekur, i cili zakonisht refuzohet brenda disa javësh nga organizmi. Megjithatë, zakonisht është koha e mjaftueshme që lëkura e pacientit të fillojë të shërohet.

Në këtë rast, lëkura nuk u refuzua dhe nuk kishte nevojë që Frank të marrë droga të fuqishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu