Izrael-Spanjë, tifozi me thikë në dorë i drejtohet Iscos

Një episod që mund të kishte pasoja tragjike u regjistrua në “Tedi Stadium” të Jeruzalemit në ndeshjen e fundit eliminatore të Botërorit që Izraeli zhvillonte në grup.

Pas përballjes që regjistroi humbjen e vendasve ndaj Spanjës 0-1, 6 tifozë hynë në fushën e lojës dhe një prej tyre u shkëput nga grupi me një thikë në dorë.

Sipas “Times of Israel”, tifozi problematik u drejtua te mesfushori spanjoll Isco, por fatmirësisht arma i ra nga dora para se të arrinte tek futbollisti i Realit të Madridit. Huligani së bashku me 5 të tjerë që hynë në fushë në impiantin e Jeruzalemit u arrestuan nga policia, por shkaktuan frikë te ekipi mik.

Micky Rosenfeld, zëdhënës i policisë izraelite, tha: “Isco nuk ishte asnjëherë në rrezik dhe ne kishim masat e duhura të sigurisë për këtë ndeshje”.

Por, fakt mbetet thika që penetroi ndaj kontrolleve të rrepta të sigurisë në një stadium futbolli dhe rrezikoi jetën e një lojtari. Nëse do të lëndohej do të ishte veç të tjerave përkeqësim i imazhit të një vendi në tension prej dekadash.

/ Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu