Ja arritëm edhe kësaj dite, pranë transplantit të parë të kokës (VIDEO)

Transplantimi i parë i kokës, që është planifikuar të bëhet në dhjetor të këtij viti, është shtyrë.

Deri më tani nuk ka ndonjë datë të saktë, por sipas të gjitha gjasave do të ndodh në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Vullnetari rus Valery Spiridonov, i cili ishte deklaruar se do të jetë pacienti i parë që do t’i nënshtrohet një operacioni të tillë, ka vendosur që të mos kryej këtë procedurë të shumëpërfolur.

Spiridonov që vuan nga një sëmundje e rëndë e muskujve, ka qenë nën vëzhgimin e neurokirurgut italian Sergio Canavero për më shumë se dy vite.

Por, ai së fundmi ka pranuar se nuk do “t’i nënshtrohet kësaj procedure”, për shkak “mjekët nuk kanë mundur t’i premtojnë atë çfarë ai kishte kërkuar: që të ecë përsëri, të bëjë një jetë normale si të gjithë, apo të paktën t’i mbijetojë operacionit”.

“Duke parë së nuk mund të mbështetem në mjekun italian, kam vendosur që fatin e shëndetit tim ta marrë në duar të mia”, ka deklaruar Spiridonov për Daily Mail.

Tani ky vullnetar rus është duke menduar seriozisht një operacion spinal alternativ që do t’i përmirësonte jetën, dhe në asnjë mënyrë nuk dëshiron t’i nënshtrohet procedurave eksperimentale që janë kritikuar nga shumë hulumtues, e madje edhe nga komuniteti i shkencëtarëve.

Neurokirurgu Sergioe Canavero, ka deklaruar se “operacioni do të kryhet tek një pacient kinez.

Ai gjithashtu ka pranuar se lidhur me këtë ndërhyrje do të bashkëpunojë me kolegun e tij kinez, mjekun Xiaoping Ren nga Universiteti Harbin në Kinë.

Por, edhe pse është kritikuar nga komuniteti i shkencëtarë për metodën e tij, Canavero vazhdon të jetë optimist se rezultatet e operacionit do të jenë “pozitive”.

Në një hulumtim të botuar së fundmi, Canavero pretendon se ka arritur me sukses të rilidh kordat e palcës kurrizore të 9 minjve, si dëshmi e konceptit të tij për operim.

Kordat e palcës kurrizore janë rilidhur duke përdorur një “ngjitës” special apo ndryshe i njohur si polyethylene glycol (PEG). Ai beson se materiali i njëjtë mund t’i ndihmojë të kryej transplantimin e kokës në një trup tjetër.

Mjeku Canavero është i vendosur që kjo të ndodh edhe përkundër kritikave të shumta që i ka marrë nga shkencëtarët për të cilët ai thotë: “ekzistojnë ekspertë të vetëshpallur që nuk kanë përvojë, pasi një gjë të tillë kurrë nuk e kanë bërë. Ata janë mësuar vetëm të thonë ‘kjo kurrë nuk do të ndodhë’. Por unë jam duke punuar në këtë drejtim”./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu