Ja çfarë mendon Johanes Han për Platformën Shqiptare

Pas vazhdës së takimeve të djeshme të komisionarit të Bashkimit Evropian, i pyetur për Platformën Shqiptare, e cila sikur e thelloi dhe e stërzgjati krizën politike në Maqedoni, për shkak të së cilës presidenti Gjorge Ivanov nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, Johanes Han, në një intervistë të sotme ai u shpreh se platforma shqiptare, e cila nuk pranohet nga një numër i madh i partive politike, paraqet element i rëndësishëm për respektim të etniteteve të ndryshme, ngaqë kjo sipas tij, secili komunitet përbërës i popullatës së Maqedonisë duhet të jetë pjesë si në programet qeveritare por edhe pjesë konstituive edhe e vetë Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

“ËSHTË E RËNDËSISHME TË RESPEKTOHEN ENTITETET E NDRYSHME DHE NË KËTË SHTET SI MAQEDONIA ËSHTË E DUHET TË JETOHET NË NJË ATMOSFERË TË MBUSHUR ME PAQE. KJO ËSHTË E NEVOJSHME SEPSE SECILI KOMUNITET DUHET TË JETË PJESË KONSTITUIVE DHE DUHET TË RESPEKTOHET ME PËRFAQËSIM NË PROGRAMIN QEVERITAR NGAQË SE AJO PARAQET PROGRAM I PARTIVE POLITIKE TË CILAT I PËRFAQËSOJNË ATA”, THA JOHANES HAN.

Përndryshe dje Johanes Han bashkë më tre eurodeputetët e tjerë të Parlamentit Evropian, realizuan takime me krerët politik në Maqedoni, për nga të cilat dolën me qëndrim se duhet formim sa më i shpejtë i Qeverisë dhe rikthim sa më i shpejtë i formimit dhe funksionimit të organeve shtetërore, kjo ngaqë, nëse të njëjtat janë aktuale edhe më tutje mund të dërgojë edhe në krizë ndëretnike.

“U takuam sot me përfaqësuesit e partive parlamentare. E përsëritëm shumë qartë se të gjithë liderët e vendit, duke përfshirë edhe presidentin, tani duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit”, u tha në kumtesën e Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.

Han dhe eurodeputetët “në veçanti, kërkojnë nga të gjithë të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat të cilat mund të nxisin tensione ndëretnike apo të dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Nga takimet e djeshme Han po ashtu porositi që të ruhet marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu