Ja cili është sekreti i dobësimit

“Grali i shenjtë” ose ndryshe speci i kuq është cilësuar nga kërkimet shkencore si mënyra më e mirë për të luftuar obezitetin.

Studimet kanë treguar se speci i kuq djegës përmban një përbërës të fuqishëm, i quajtur kaspaicin, i cili përshpejton metabolizmin dhe ndihmon trupin të shkrijë dhjamin.

Shona Wilkinson, eksperte e dietave tek SuperfoodUK.com, thotë: “Të gjithë e dimë se speci i kuq rrit temperaturën dhe na ndihmon të djersimë pasi kemi ngrënë”. “Kjo quhet dieta e nxitur nga djersitja”.

“Është një proces i jashtëzakonshëm për ata që duan të dobësohen, pasi nxit trupin të djegë më shumë kalori se sa t’i ruajë ato. Përbërësi aktiv kaspaicin është ai që rrit nxehtësinë në trup me anë të ushqimeve”. Studime të tjera kanë treguar se kjo erëz mund të ndihmojë gjithashtu edhe për largimin e oreksit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu