Ja cili politikan shqiptar refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Trumpit shkaku i kostos së lartë financiare

Derisa poliitkanët shqiptarë kanë filluar një garë histerike se kush morri ftesë dhe kush do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një politikan shqiptar ka refuzuar ftesën me arsyetimin se një pjesëmarrje e tillë nënkupton edhe një kosto të lartë financiare, ndërsa këto udhëtime realizohen me vetkompensim.

Siç mëson portali Sakte.net kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ftesës për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e presidentit Trump, i është përgjigjur me pamundësinë financiare.

“Z. Bilall Kasami dëshiron të shpreh mirënjohjen më të thellë për mundësinë që na ofroni të jemi pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, z. Donald Trump, mirëpo njëkohësisht ju kërkojmë ndjesë se pavarësisht përpjekjeve tona për të siguruar mjetet e nevojshme financiare, një gjë e tillë është e pamundur, shkaku i harxhimeve financiare që i patëm ne zgjedhjet parlamentare”, thuhet se qëndron ndër të tjera në letrën e dërguar nga Lëvizja BESA drejt Presidencës së SHBA-ve.

Përndryshe, bëhet e ditur se kjo pjesëmarrje e Bilall Kasamit në këtë ngjarje të rëndësishme botërore është anuluar për shkak të çmimit të lartë, që thuhet se shkon në vlerë prej 65 mijë dollarësh./Sakte.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu