Ja dhuratat e shtrenjta që shkëmbyen Erdogan dhe Vuçiç (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, si dhe delegacionin e biznesmenëve turq.

Me këtë rast, ndër tjerash, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan i ka dhuruar Vuçiqit një biçikletë, në të cilën shkruante “Aleksandar Vuçiq” dhe një shah, ndërsa Vuçiq i dha atij një qilim.

Takimit në fjalë i janë bashkuar edhe dy bashkëshortet e tyre, gruaja e Erdoganit Emina, si dhe Tamara Vuçiq.

Ndërkohë është raportuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrat e të dy vendeve nënshkruan sot në Beograd 12 marrëveshje mes Beogradit dhe Ankarasë. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu