Ja disa mënyra të thjeshta se si të parandaloni dhimbjet e shpinës

Të gjithë ankohemi për dhimbje shpine të cilat shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke filluar që nga qëndrimi jo i rregullt i trupit, dyshek i parehatshëm, etj.

Nga studiues të shumtë na vijë disa teknika që mund të ndihmojnë që të parandaloni dhimbjen e shpinës.

Uluni në mënyrë korrekte

“Nuk ju duhen karrige të shtrenjta të zyrave, por vetëm një karrige e thjeshtë në të cilën shpija juaj duhet të jetë e lakuar sikur shkronja S dhe jo si C”, thotë Jeffrey Goldstein, drejtor i shërbimeve për shpinën në “New York University Langone Medical Center”. Çdo gjysmë ore, ngrihuni në këmbë dhe ecni për pak sekonda.

Qëndrimi i mirë në këmbë

“Duhet të mbani kokën drejt me trupin dhe jo që ajo të jetë më përpara”, thotë fizioterapistja Renee Garrison, pasi kjo mundëson evitim të shpejtë të dhimbjeve të shpinës.

Vishni këpucë me thembra të buta

“Nëse këpucët tuaja janë të forta, çdo herë që shkelni do të duket sikur po ecni në asfalt zbathur dhe kockat e muskujt e pjesës së poshtme të shpinës do ta pësojnë më së shumti”, thotë Raj Rao, zëvendës drejtor në “Medical College of

Wisconsin”.

Mos pini duhan

Sipas 40 studimeve të bëra në vitin 2010, duhanpirësit kishin më shumë dhimbje shpine sesa ata që nuk pinë duhan. Kjo për arsye se duhani redukton rrjedhjen e gjakut në shpinë.

Mësoni si të ngrini pesha

Për të ngritur objekte me peshë të lehtë duhet të shtrini duart mbi të, të ulni ngadalë një gju dhe të zgjasni këmbën tjetër pas trupit, është këshilla e ekspertëve.

Zvogëloni jastëkët

“Fjetja me dy ose tre jastëkë nën qafë shkakton tendosje në muskuj”, thotë Jessica Shellock, kirurge në “Texas Back Institute”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu