Ja mendimi i Erdoganit për bashkimin e Shqipërisë (VIDEO)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se po “fryhet” ideja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet.

“Ne jemi kundër këtyre tendencave. Shihni se çfarë po ndodh me Sirinë dhe Irakun. Nuk dëshirojmë trazira të reja në Ballkan. Këto gjëra po i fryjnë vendet jodashamirëse të shqiptarëve”, tha Erdogan.

Ai ka mohuar se mbështet ndonjë parti politike në Kosovë.

“Ky është pretendim i shëmtuar. Mund të ketë parti politike që ka ideologji të njëjtë me partinë tonë. Ka ndonjë parti që dëshiron të fitojë nga përvoja jonë dhe ne i ndihmojmë”, tha Erdogan.

Turqia sheh me shqetësim përplasjen e fundit mes Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

Deklarata është bërë në një intervistë ekskluzive që Presidenti i Turqisë i dha Top Channel.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se po “fryhet” ideja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet.

“Ne jemi kundër këtyre tendencave. Shihni se çfarë po ndodh me Sirinë dhe Irakun. Nuk dëshirojmë trazira të reja në Ballkan. Këto gjëra po i fryjnë vendet jodashamirëse të shqiptarëve”, tha Erdogan.

Ai ka mohuar se mbështet ndonjë parti politike në Kosovë.

“Ky është pretendim i shëmtuar. Mund të ketë parti politike që ka ideologji të njëjtë me partinë tonë. Ka ndonjë parti që dëshiron të fitojë nga përvoja jonë dhe ne i ndihmojmë”, tha Erdogan.

Turqia sheh me shqetësim përplasjen e fundit mes Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.Deklarata është bërë në një intervistë ekskluzive që Presidenti i Turqisë i dha Top Channel.

Gjatë bisedës në Top Story, gazetarin Sokol Balla, Presidenti Erdogan foli për forca që duan destabilitetin e Shqipërisë dhe përmes saj edhe Ballkanit, por palajmëroi se Turqia nuk do ta lejojë këtë.

Erdogan foli dhe për rrezikun e ngjashëm me grushtin e shtetit të një viti më parë në Turqi, që sipas tij, i kanoset Shqipërisë nga institucionet e Fetullah Gylenit.

Erdogan foli edhe për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është një vend unik me shumllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë në këtë drejtim është një pasuri dhe unë lutem shpesh që kjo të mbështetet edhe më tej nga Shqiperia. Por ka edhe nga ata që po përpiqen që ta ndajnë dhe përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, tha Erdogan.

Presidenti turk foli edhe për raportet e tij speciale me politikën shqiptare.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, Kryeministrit Edi në përpjekjet e tij.

Po ashtu edhe Presidentit të zgjedhur.

Personalisht jam për solidaritet mes tyre.

Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj që shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, vijon ai.

Turqia dhe Shqipëria, sipas Erdogan, që një vit më parë i mbijetoi një grushti shteti, kanë një problem: Fetullah Gylen.

“Kjo organizatë terroriste mund të bëhet burim kërcënimi për Shqipërinë dhe mund të jetë tepër vonë. Shqipëria duhet të nxjerrë mesime nga ajo që kemi kaluar ne, sepse nëse ia dolën në Turqi, mund të bëjnë të njëjtën në Shqipëri, nesër apo pasnesër. Po ju flas si vëlla”, thotë ai.

Dhe në fund, sërish një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Ju lutem qëndroni të bashkuar dhe mbajeni Shqipërinë tuajën”, apeloi ai. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu