Ja pse çahen buzët: Katër fajtorët kryesorë që duhet shmangur

Gjatë ditëve të ftohta, është normale që të kemi buzë të çara. Përveç të ftohtit, ndikim ka edhe kujdesi i gabuar, i cili çon në plasaritje të lëkurës tuaj.

Nëse ju doni që t’i mbroni buzët tuaja, këto gjëra duhet shmangur:

Pilingu

Pilingu është heqja e sipërfaqes së vdekur të lëkurës. Mos e teproni me piling. Duke e përdorur atë, ju hiqni qelizat e vdekura nga buzët, duke i bërë ato që të rigjenerohen. Megjithatë, në qoftë se vazhdimisht bëni piling vjen deri te plasaritja e lëkurës. Prandaj, pilingu duhet të përdoret vetëm një herë në javë.

Balsam për buzët

Mos përdorni balsamët që përmbajnë petroleum dhe vazelin, sepse ato i thajnë buzët, dhe sa më shumë që i përdorurni aq më të varur bëheni nga to. Kur e zgjedhni balsamin shikoni që të jetë i bazuar në vajra natyrore të tilla si vaj ulliri ose vaj jojoba, sepse ato janë plot me vitaminë E, e cila e qetëson lëkurën dhe e ndihmon atë për rigjenerim.

Të kuqët e buzëve

Buzëkuqët që i japin një pamje më të plotë buzëve, zakonisht përmbajnë mentol, e ai është përbërës i keq për buzët sepse e thanë lëkurën, kështu që këta buzëkuqë duhet t’i shmangni.

Stresi

Përveç çdo gjëje të keqe që rrjedh nga stresi, përfshihen edhe buzët e plasaritura. Kur janë nën stres, njerëzit shpesh i kafshojnë dhe i lagin buzët, që çon në tharjen dhe plasaritjen e tyre. Mundohuni që të jeni nën kontroll. Është gjithashtu e mirë që të pini shumë ujë për të mbajtur lëkurën tuaj të hidruar mjaftueshëm./GazetaExpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu