Ja resorti gjigand që do të ndërtojë në Shqipëri Behgjet Pacolli (VIDEO)

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është ndalur edhe tek investimet e tij në Shqipëri.

Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha.

Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.

Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu