Ja sa do të paguhet Obama, tani që më nuk është President

Presidenti amerikan Barak Obama do të shkojë në pension politik dhe pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë do të fillojë një jetë tërësisht të re.
Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, së bashku me familjen e tij do të qëndrojnë në Uashington deri sa më e vogla e tyre nuk e përfundon shkollën.

E analistët rusë, parashikojnë se ai nuk do të kthehet në politikën e nivelit të lartë.

Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, dhe mandati i tij i dytë përfundon sot, pas inaugurimit të Donald Trumpit që është duke ndodhur tani.

Michelle Obama, gruaja e presidentit në largim, mendon se vajza e saj do të kalojë nëpër një “periudhë të vështirë”, pasi do t’i duhej të lëvizë nga Shtëpia e Bardhë, sepse aty ishte rritur.

Obama veçse ka zgjedhur tashmë një shtëpi të re në një pjesë të pëlqyer të qytetit Kalorame, në të cilën do të zhvendosen me familjen e tij. Mediat shkruajnë se fqinjët e tyre të ardhshëm do të jenë Klintonët, dhe të tjerë të pasur të njohur.

Vlera e shtëpisë së re është vlerësuar rreth 5.3 milionë dollarë, që Obama nuk e ka blerë, por e ka marrë me qira, për 22 mijë dollarë në muaj. Shtëpia ka 2.800 metra katror, nëntë dhoma gjumi dhe tetë banjo.

Obama është 55 vjeç dhe bëri histori si presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Shumë është i ri për të dalë në pension, por në konferencën e fundit për shtyp ai tha se për një kohë do të jetojë në heshtje dhe se do të shmang paraqitjet publike.

Ish-kreun e shtetit amerikan e pret një jetë e re, me një pension që arrin në rreth 205.700 mijë dollarë në vit, dhe 20.000 dollarë në vit do të marrë edhe gruaja e tij.

Përveç kësaj, shteti do të paguajë mirëmbajtje e hapësirave të zyrës, pagat e stafit, paratë e udhëtimit, si dhe sigurimin e përjetshëm të shërbimit sekret.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu