Ja shpërblimi për 900 policët e 9 majit në Lagjen e Trimave të Kumanovës

inistria e Brendshme vetëm pak ditë pas ngjarjeve të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte shpërblyer 900 pjesëtarë të policisë, duke përfshirë shumë njësite dhe inspektorë, shkruan Fokus.

Mes të shpërblyerve kanë përfituar edhe pjesëtarë të policisë, që aspak nuk kanë qenë në Kumanovë në ditët kur ndodhi përleshja, transmeton INA.

Sipas javores Fokus, dy vjet pas kësaj ngjarje ende mbeten shumë mistere të pazbardhura, pasi që siç shkruhet të akuzuarit janë para dënimit, por ende në bankën e të akuzuarve nuk janë truri i operacionit apo ata që dyshohen për organizim.

Në listën e Qeverisë së asaj kohe të miratuar nga MPB janë shkruar shumë emra që kanë përfituar shpërblime, përfshirë edhe ata policë, që as nuk kanë shkelur këmbën në Kumanovë, apo as që kanë pasur lidhje me këtë rast. Të dhënat mbeten sekrete, për shkak se bëhet fjalë për informacione të klasifikuara, por që së shpejti do të jenë publike, për shkak se sekreti i tyre mund të hiqet. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu