Ja si mund t’i shmangësh goditjet e migrenës

Një studim i zgjeruar ndërkombëtar ka cuar në në identifikimin e faktorëve kryesorë që shkaktojnë goditjet e migrenës. Lajmi i mirë është që shumë nga këto mund të kontrollohen, ose madje parandalohen me lehtësi.

Sipas studimit, stresi është një agjent shpërthyes i migrenës (është shkaku për 69% të rasteve), por edhe mungesa e gjumit luan një një rol të madh. Studimi përmend që edhe konsumi i alkoolit është një faktor i rëndësishëm rreziku për 25 % të personave që pësojnë shpesh goditje të migrenës. Sipas studiuesve, përveç të sipërpërmendurave, edhe modifikimet e papritura në zakonet e jetës mund të shkaktojnë, në shumë raste, këto patologji. Prandaj dhe gjasat janë që të ketë episode më të shpeshtë në fundjavë dhe gjatë pushimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu