Ja si ta shfrytëzoni tarifën e lirë të energjisë elektrike (FOTO)

EVN Maqedoni prej sot fillon me realizim të tarifës së lirë për çdo njehsor veçmas, pas përfundimit të përgatitjeve për implementim. Realizimi i tarifës së lirë do të bëhet gradualisht, varësisht nga grupa lexuese në të cilën takon konsumatori. Konsumatorët janë të informuar paraprakisht përmes faturës së energjisë elektrike se në cilën periudhë do të bëhet adaptimi i njehsorit, në pajtueshmëri me planin e grupeve lexuese më poshtë:

Adaptimi i çdo njehsori është manual, për çka është edhe i nevojshëm kontakti fizik i ekipeve të EVN me çdo njehsor, në kohëzgjatje prej 45 sekonda deri një minutë varësisht nga lloji i njehsorit. Në ekranin e njehsorit në të cilin është kryer adaptimi i tarifës së lirë ditore, do të jetë aktiv indikatori i tarifës T2 në periudhën në ora 14-16 nga e hëna dhe deri të shtunën. Adaptimi për matje sipas tarifës së re i të gjithë njehsorëve në të cilët do të kemi qasje, duhet të përfundon deri në fund të muajit tetor.

Gjatë periudhës së ardhëshme, 800.000 njehsorë në territorin e të gjithë shtetit do të adaptohen në tarifën e re të lirë ditore në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë së RM dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Kjo do të thotë se përveç tarifës standarde të lirë të natës nga ora 22 deri 7 dhe tarifës së lirë gjatë gjithë ditës së dielë, konsumatorët do të kenë edhe tarifë të lirë ditore në periudhën nga ora 14 deri 16 në çdo ditë pune dhe të shtunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu