A janë këto negociatorët e BDI-së me VMRO-DPMNE?!

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi dhe deputeti Artan Grubi që është shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së do të jenë negociator të kësaj partie në bisedimet partiake për formimin e Qeverisë së re. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime të sigurta partiake, të cilat kanë theksuar se Ahmeti do të delegojë këto dy figura si negociatorë në bisedime, por duke ia bashkëngjitur edhe emra të tjerë, që do të jenë asistentë të grupit të punës. Teuta Arifi edhe më parë ka qenë pjesë e grupeve negociatore të BDI-së, ndërsa Grubi ishte pjesë e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu