Jashari: Vetëm me dorëzimin e OBRM-PDUKM-së do t’i jepet fund krizës politike

Vetëm me tërheqjen e OBRM-PDUKM-së do të mund që t’i jepet fund ngërçit politik, vlerëson analisti i zhvillimeve politike Hasan Jashari. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do t’i hapej rruga formimit të institucioneve dhe ringjalljes së demokracisë në vend.

“Zgjidhja dihet, në bazë të Kushtetutës, në bazë të ligjeve dhe në bazë të demokracisë liberale dhe traditës demokratike që e kanë shtetet e Evropës perëndimore, duhet menjëherë që të zgjidhet Komisioni zgjedhor dhe të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe pastaj për një kohë të shkurtër, brenda këtyre ditëve të formohet qeveria. Mirëpo ne e shohim se kemi një luftë, jashtzakonisht të ashpër midis dy partive kryesore politike dhe mendoj se gjithsesi duhet që OBRM-PDUKM-ja të tërhiqet në opozitë dhe të lëshon shumicën parlamentare që në bazë të Kushtetutës”, deklaroi Jashari.

Jashari nuk përjashton mundësinë e takimeve eventuale midis dy liderëve maqedonas Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski ashtu edhe siç pretendon BDI. Por sipas tij arritja e marrëveshjes vështirë të ndodhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu