Jeni zgjuar në mes të natës dhe nuk keni mundur të lëvizni? Ja pse ndodh kjo!

A jeni zgjuar ndonjëherë të mes të natës, plotësisht të vetëdijshëm por të paralizuar? Ky fenomen i çuditshëm ndodh ose para se të bini në gjumë ose menjëherë sapo të zgjoheni.
Personit që i ndodh kjo është plotësisht i vetëdijshëm se çfarë ndodh përreth tij, por nuk është në gjendje që të lëvizë ndonjë pjesë të trupit. Mund të jetë e frikshme, por a duhet të brengoseni?

Kjo varet nga lloji i paralizës që ju ndodh, pasi ka dy lloje:

– Paraliza hipnopomike, që ndodh kur zgjohemi nga një gjumë i rëndë. Kur një pjesë e trurit zgjohet më shpejtë dhe pjesa tjetër që kontrollon muskujt në këtë fazë për ndonjë arsye qëndron në gjumë, paraliza hipnopomike e gjumit ndodh, transmeton Gazeta Express.

– Paraliza hipnogogike, që ndodh para se të biem në gjumë të thellë. Duke rënë në gjumë, ne jemi të vetëdijshëm dhe muskujt gradualisht relaksohen për t’u përgatitur për fazën e gjumit. Nëse, për disa arsye, truri mbetet zgjuar përderisa muskujt bien në gjumë, atëherë ndodh paraliza hipnogogike.

Shumë njerëz nuk janë në gjendje që të përjetojnë këto paraliza të gjumit. Por disa të tjerëve kjo ju ndodh një ose dy herë gjatë jetës së tyre.

Arsyet pse ndodhin këto paraliza janë:

– Gjumi i pamjaftueshëm

– Gjumi i parregullt

– Problemet me gjumë

– Çrregullimet mendore si depresioni, stresi, ankthi

– Abuzimi me droga


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu