Jeta e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, do të bëhet film

Jeta e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoganit, do të bëhet film.

Roli i Erdogan dhe i bashkëshortes së presidentit Emine Erdogan, do të interpretohen nga aktorët Reha Beyoglu dhe Ozlem Balci.

I titulluar “Reis”, vepra e parë në kinematografi kushtuar jetës së Erdoganit, tregon rrugëtimin e tij nga fëmijëria në lagjen e famshme “Kasimpasa” në brigjet e Bririt të Artë në Stamboll, me mandatin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit nga 1994 deri në 1998.

Premiera e filmit parashikohet më 3 mars, ose gjashtë javë përpara referendumit të 16 prillit, për një reformë kushtetuse e cila ka shkaktuar reagime të shumta, pasi synon zgjerimin e kompetencave të presidentit turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu